SPAR, gjigandi ndërkombëtar i supermarketeve, me qendër në Holandë, një ndër markat më të mëdha ndërkombëtare të produkteve ushqimore dhe lider në vendet e Evropës Perëndimore, me dyqane në Austri, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë etj., tashmë do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Kjo do të realizohet falë arritjes së marrëveshjes franchise (ekskluzivitetit) të këtij gjigandi me Grupin Balfin, marrëveshje kjo e realizuar direkt nga Holanda për të gjithë territorin e Shqipërisë.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje franchise, Grupi BALFIN, synon të ofrojë pranë konsumatorit shqiptar, por dhe më gjerë, produkte cilësore, të shumëllojshme dhe unike perëndimore me çmime për të gjitha kategoritë e blerësve, si dhe do kujdeset për ta me oferta dhe promocione të shumta.
Grupi Balfin me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka filluar menjëherë planin e investimit dhe ekspansionit duke e konkretizuar me hapjen e dy Hipermarketeve të para INTERSPAR e njëkohësisht zgjerimin e rrjetit me synim që në vitin 2017 të kthehet në rrjetin më të madh në Shqipëri. Mbi 100 supermarkete dhe 10 hipermarkete do të mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do t’u shërbejnë klientëve të tyre me produkte dhe shërbime cilësore. Aktualisht Grupi planifikon që të investojë mbi 50 milion EURO për të suportuar dhe mundësuar këtë plan zhvillimi në të gjithë territorin e Shqipërisë.
SPAR është themeluar në vitin 1932 nga Adriaan van Ëell nën moton DE SPAR “Door Eendrachtig Samenëerken Profiteren Allen Regelmatig,” – “të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”. Prej asaj kohe SPAR vazhdon ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 42 vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Europës, Australisë, Afrikës dhe Azisë.
Çdo ditë 12.176 dyqane SPAR vizitohen nga më shumë se 13 milion klientë me një xhiro prej mbi 30 miliardë EUR.