Kolegji Univeristar Bedër ka vendosur që periudhën mes datave 2-6 dhjetor ta shpallë “Javën e Vullnetarizmit dhe Solidaritetit”, duke qenë në terren pranë të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor kur pjesa më e madhe e universiteteve në vend do të jenë pushim gjatë ditëve në vazhdim.
Për katër ditë me radhë studentët e Bedër ishin në Thumanë dhe në zona të tjera të Bashkisë së Krujës, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
“Stafi dhe studentët e KU Bedër janë të ftuar të bëhen pjesë e javës së vullnetarizmit dhe solidaritetit”, thuhet në urdhrin e Rektorit të KU Bedër, Prof. Ferdinand Gjana.
Bedër njofton se për shkak të këtij angazhimi, i gjithë procesi mësimor i parashikuar për këtë periudhë, përfshirë dhe provimet, do të shtyhen për një javë më mbrapa.
Për t’u vlerësuar gjatë këtyre ditëve është angazhimi i shumë organizatave, institucioneve, apo njerëzve të thjeshtë, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të prekur.