Studentët e Drejtësisë rifillojnë sot mësimin

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë rifillojnë sot mësimin në ambientet e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga Dekani i këtij Fakulteti, Artan Hoxha.

Hoxha tha se studentët e Fakultetit të Drejtësisë do të nisin mësimin në orën 14.00 në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Disa ditë më parë studentët e Juridikut kishin vendosur me votë unanime që t’i riktheheshin procesit mësimor ndërsa ambientet e Fakultetit të Drejtësisë mbetet të bllokuara nga një grup i vogël individësh të paautorizuar dhe që nuk janë studentë të këtij fakulteti.

“Ka qene vullneti i shumicës së studentëve për t’ju kthyer auditoreve, për të rikuperuar ditët e humbura dhe për të shpëtuar vitin akademik”, deklaroi Hoxha

ATA

 

Pin It