Studim: Mosha e mesme më e prekura nga mbipesha

Fat man isolated on white

 

Një studim i Institutit të Shëndetit Publik në Angli dhe zbuluesve të Universitetit të Oxfordit thotë se rreth 83% e moshës së mesme kanë një mënyrë të jetesës tepër të çrregulluar.

Kjo përfshin 63% të femrave dhe 77% të meshkujve që janë mbipeshë. Pothuajse 3/4 e grave dhe 1/4 e burrave janë joaktivë, që do të thotë se ata bëjnë më pak se 30 minuta ushtrime në javë.

Vetëm 13% e meshkujve të moshës së mesme dhe 21 % e grave kanë një peshë normale janë fizikisht aktiv dhe nuk konsumojnë shumë alkool.

Të dhënat më shokuese janë se 30 % e popullatës janë me mbipeshë. Këto shifra janë rritur qe nga viti 1996 kur vetëm 21.5% ishin në mbipeshë. Britania kryeson si vendi me më së shumti njerëz mbipeshë në Evropë dhe së fundmi qeveria është kritikuar mjaftë shumë pasi ka dështuar ti adresoj këto kritika.

Profesori Muir Gray ekspertë i shëndetit publik në Universitetin e Oksfordit tha se shumica e njerëzve në ditët e sotme bëjnë një mënyrë të jetesës jo të rregullt dhe janë ata të moshës së mesme që vuajnë më shumë’’.

Dr Joan Costa-Font, i cili ka studiuar politikat e ushqimit thotë se: Jeta në shekullin 21 është tipike e bazuar në punën që ne bëjmë dhe konsumimi i tri apo katër shujtave në ditë bënë që ne të marrim më shumë kalori sesa ata që kanë bërë në përditshmërinë e tyre.

“Ne ende ushqehemi sikurse prindërit tanë apo më keq mirëpo ne nuk lëvizim aq sa kanë lëvizur ata. Njerëzit për një kohë të caktuar vizitojnë njëri-tjetrin vetëm përmes Skype-t. Ne përdorim automobilin apo autobusin në vend se të ecim”, ka thënë ai.

Pin It