Gjermania ka statistika të frikshme në kualifikueset për në kampionatet Botëror. “Pancerat” janë e vetmja skuadër që nuk kanë humbur asnjë ndeshje në 15 vitet e fundit.
Rekordi u arrit mbrëmjen e djeshme pas triumfit ndaj Irlandës me rezultatin e pastër 2-0. Humbjen e fundit që “Pancerat kanë pësuar ka qenë në vitin 2001, kur u mundën thellë prej 5:1 kundër kombëtares angleze.
Që pas asaj disfate, gjermanët kanë fituar 20 ndeshje dhe kanë barazuar 4 duele. Për momentin është në krye të grupit C me pikë të plota, 9.