Vitet e fundit obeziteti është kthyer në një nga shqetësimet e mëdha që po prish çdo ditë e më tepër cilësinë e jetës.
Parashikimet e reja tregojnë rritje të vazhdueshme të obezitetit në të gjitha vendet e studiuara. Ja disa gjëra që duhet të dini lidhur me obezitetin.
1- Një në dy të rritur dhe një në gjashtë fëmijë janë mbipeshë ose obezë në vendet OECD (35 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë).
2- Përqindja e obezitetit te të rriturit është më e madhe në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, Zelandë e Re, Hungari ndërsa më pak janë në Japoni dhe Kore.
3- Numri i personave obezë parashikohet të rritet deri në vitin 2030, ndërsa Koreja dhe Zvicra janë vendet ku parashikohet që të ketë një rritje me ritëm të shpejtë të personave obezë.
4- Në gjysmën e 8 shteteve ku është kryer një studim, femrat më pak të arsimuara janë ato që janë mbipeshë.
5- Në vitet e fundit, disa shtete si Belgjika, Kili, Finlanda, Hungaria dhe Meksika kanë rritur çmimet e produkteve të dëmshme në mënyrë që njerëzit të hajnë shëndetshëm.
6- Zhvillimet e reja në komunikim përfshijnë një koncept të ri për etiketat e ushqimeve që të ndërgjegjësojë publikun rreth produkteve jo të shëndetshme, sidomos ato për fëmijë.
7- Tani ka ndërhyrje në mjediset e shkollës që japin zgjidhje për të trajtuar obezitetin.