Të drejtat e njeriut – Avokati i Popullit ngre për herë të parë Qëndër për Informim

 

totozani

Për herë të parë në vendin tonë do të ketë një qendër për informimin për të drejtat e njeriut, e cila do të funksionojë si pjesë e institucionit të Avokatit të Popullit. Igli Totozani tha se kjo qendër ka për qëllim edukimin e brezave të rinj përmes informacionit.

Hapet në institucionin e Avokatit të Popullit qendra e parë e informimit për të drejtat e njeriut.

Qendra u prezantua në një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili e konsideroi të një rëndësie të veçantë për edukimin e brezave të rinj.

Totozani: Kjo Qëndër dokumentacioni do të jetë një Qendër e para në Shqipëri modeste fillimisht me 400 tituj, por libra të fundit. Qendër që do t’u shërbejë jo vetëm punonjësve të institucionit të Avokatit të Popullit, por studentëve, pedagogëve, kërkuesve në Universitetet e Shqipërisë, në Qendrat Kërkimore Shkencore, meqenëse ka këtë fokus të ngushtë të të drejtave të njeriut dhe që është një gjë e rrallë për Shqipërinë.Po punohet përditë për dixhitalizimin e materialit dhe për t’u përgatitur dhe kartat e anëtarësisë për të gjithë pedagogët, studentët, qytetarët të cilët duan të përmirësojnë njohuritë e tyre mbi të drejtat e njeriut.

Kjo qendër do të ofrojë shërbimet e saj për të gjithë studiuesit, mësuesit, studentët, shoqërinë civile etj, që kërkojnë informacion për të drejtat e njeriut.

Ajo u krijua në maj të vitit 2016, në kuadër të projektit të qeverisë daneze “DANIDA”.

Pin It