Të paralizuarit, do të mund të ecin sërish falë valëve Wi-fi

jkj

Sipas një eksperti njerëzit e paralizuar nga pjesa e qafës dhe poshtë do të jenë në gjendje të lëvizin krahët e tyre robotike, në sajë të valëve Wi-Fi.

Pacientët e parë do të lidhen me këto pajisje në vitin 2018, tha profesor John Donoghue për “The Daily Mail”.

Pasi të kalojnë 20 vjet këta pacientë do të jetojnë një jetë relativisht normale mbi bazën e një teknologjie të neuro-komunikimit, që do të mundë t’u kthejë atyre lëvizjen te të katër gjymtyrët.

Katër vjet më parë pacientja Cathy Hutchinson, tronditi botën, kur ajo përdori mendimet e saj për të kontrolluar një krah robotik, falë të cilit ajo mundi të pijë edhe kafe.

Një çip i vogël në tru kap sinjalet neurologjike dhe imagjinon lëvizjen e krahut. Këto impulse kalojnë së bashku në një njësi përpunimi jashtë trupit të saj, të cilat interpretohen dhe zhvendosin krahun robotik.

Pas 20 vjetësh, njerëzit e paralizuar do të jenë në gjendje të lëvizin edhe gjymtyrët e poshtme përveç krahëve.

 

Pin It