“Para kësaj ti as mund të lexoje ndonjë shkrim, as dhe mund të shkruaje me dorën tënde, ndryshe, ata që mendojnë keq, do të dyshonin!” [Surja Ankebut, 48]
Pa dyshim, ashtu si dje, edhe sot, është po ai Person i pashkrim e i pakëndim që u ka bërë e u bën sfidë të gjithave ç’janë shkruar e thënë, dijetarëve dhe letrarëve më të mëdhenj, në të njëjtën kohë, gjithë njerëzimit! Sot, kur pranohet se shkencat, në një këndvështrim, kanë arritur majat, ai u thotë fizikanëve, kimistëve, astronomëve, mjekëve, sociologëve, poetëve e shkrimtarëve, të gjithë njerëzve të shkencës e të letërsisë, kështu: “Bëhuni bashkë e sillni jo shumë, por vetëm një pjesë sa një sure e Kur’anit!” A nuk është edhe kaq, madje, një argument i mjaftueshëm se Kur’ani është fjalë jo e atij Personit të pamësuar, por e Allahut?