Triumfon Juventus, është sërish ai…(VIDEO)

Juventusi ka vazhduar me rekordin e fitoreve në Serie A, edhe pse kundërshtar kishte njërin prej pretendentëve për titull.

Zonja e Vjetër e ka mposhtur Romën në kryendeshjen e javës së 21-të që u zhvillua në Juventus Stadium.

Romakët e kishin dominimin në pjesën e parë, si në posedim ashtu edhe në kontrollimin e lojës, mirëpo nuk arritën që t’i thyenin Giallorossët, të cilët bënin lojë defensive dhe prisnin rastet e tyre.

Lojë e ngjashme vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, porse kësaj radhe intensiteti i lojës së vendasve ishte më i madh, ndërsa mysafirët qëndronin në pjesën e vet të fushës.

Dhe pas organizimit të disa rasteve, rezultati u zhbllokua. Pogba krijoi shans duke asistuar te Paulo Dybala, ndërsa argjentinasi shënoi golin e 12-të personal këtë sezon (77’).

Pas golit të pranuar, kryeqytetasit bënë presion në përpjekje për ta barazuar rezultatin, por bardhezinjtë ishin të pathyeshëm.

Juventusi vazhdon të qëndrojë në vend të dytë në tabelë me dy pikë prapa liderit Napoli. Roma, ndërkohë, është në vend të pestë me 12 pikë prapa kreut të tabelës

a-ka-kush-e-ndal-juven-video_hd

Pin It