Fëmijët shqiptarë që jetojnë në Priazovski të Ukrainës do të kenë mundësi të arsimohen në gjuhën shqipe. Këtë vit shkollor në këtë qytet është hapur klasa e parë shqipe, e cila do i shërbejë komunitetit shqiptar në këtë zonë.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast mori pjesë ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta, e cila dhuroi libra për nxënësit e klasës shqipe. Të pranishmit ndoqën edhe një pjesë artistike në gjuhën e vjetër shqipe të përgatitur nga mësuesit dhe nxënësit e kësaj klase.
Në aktivitet morën pjesë rreth 30 përfaqësues të komunitetit shqiptar nga qytete të ndryshme të Ukrainës. Në fund të takimit u themelua edhe Unioni i Shqiptarëve të Ukrainës, të cilët pritet të përfaqësohen edhe në Samitin e Diasporës që do të mbahet në Tiranë në datat 18-20 nëntor 2016.