Orët e para të ditës parashikohen që të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në vendin tonë. Zonat bregdetare dhe zona të ulëta do të jenë me kthjellime dhe në orët vijuese, por në zonat Veriore gjatë pasdites priten të shfaqen vranësira kalimtare. Mbrëmja do të rikthejë motin e kthjellët edhe në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë ulje në mëngjes, ndërsa në mesditë do të jenë konstante duke u luhatur nga 6°C deri në 29°C .
Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.