Unë jam Asgjëja…

Një ditë, i pari i vendit vendosi të shkojë të vizitojë një person që po punonte në arë. I pari i vendit ishte i veshur thjeshtë që të mos njihej. Shkoi te ara, përshëndetet me fshatarin dhe ulen së bashku. Burri i vjetër mendoi se udhëtari kishte nevojë për diçka freskuese, sepse ishte shumë vapë, prandaj i jep mysafirit një gotë dhallë. Mes tyre zhvillohet një bisedë shumë e këndshme. Të parit të vendit i bëjnë përshtypje fjalët e plakut dhe e pyet:

-Kush je ti? Ç’po bën?

-Asgjë,- thotë plaku.

I pari i vendit e pyet edhe një herë:

-Si kështu? Çfarë do të thotë kjo? Nuk ke një emër ti?

Plaku i thotë përsëri:

-Asgjë.

I pari i vendit, duke kujtuar se plaku po tallet me të, i thotë:

-A e din ti se kush jam unë? Unë jam i pari i këtij vendi.

Plaku vazhdon:

-Në rregull zotëri, ju kuptoj. Pa më thoni, çfarë do të bëheni pasi t’ju mbarojë mandati i qeverisjes?

Kryetari i shtetit përgjigjet i habitur:

-Asgjë.

Plaku i thotë:

-E, pra, unë jam njeriu, që po bën atë punë, të cilën do të bësh ti pasi të të mbarojë mandati që të është dhënë.

 

Përktheu: Hysni Merja

 

Pin It