“Unë jam rritur që të tregoj respekt.
Jam edukuar që të trokas para se të hap një derë. Të përshëndes kur futem në dhomë. Të them ju lutem dhe faleminderit dhe të respektoj më të vjetrit.
Do ta liroj karrigen time kur dikush ka nevojë për të. Të them “po zotëri” dhe “jo zotëri” dhe të ndihmoj të tjerët kur ata kanë nevojë për mua, të mos qëndroj anash dhe të shikoj.
Të mbaj derën për personin pas meje, të them “më fal” kur është e nevojshme dhe t’i dua njerëzit ashtu për çfarë janë dhe jo për ndonjë interes.
Dhe, më e rëndësishmja, unë gjithashtu u rrita për të trajtuar njerëzit saktësisht ashtu se si unë do të doja të trajtohem nga të tjerët.”
/Richard Gere/