Toka shqiptare është e bekuar në të mirat që ofron.
Frutat e perimet më të shijshme, që nuk gjenden askund tjetër.
Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçantë limoni, të cilin me siguri nuk e keni hasur më parë.
Njihet me emrin finger lime (limon gishti) ose caviar lime, dhe emrin latinisht e ka citrus australasica, kjo për shkak të prejardhjes nga Australia e largët.
Shpëtim Oseku, administrator i AgroIliria tregon për AgroWeb se brenda pak muajsh do të nisë kultivimi i këtij varieteti unik në Shqipëri.
Ai thotë se testet eksperimentale kanë dalë të suksesshme.
Ndërkohë, Shqipëria është ndër të paktat vende në Mesdhe që po e kultivon këtë varietet të shumë kërkuar.
“Presim të vijë pranvera dhe do nisim kultivimin e plantacioneve të para. Aktualisht ne kemi zhvilluar fazën eksperimentale, e cila ka rezultuar me sukses pasi fidanët që mbollëm lëshuan frutat e pritura të këtyre limonave të rrallë.
Synojmë tregun vendas por patjetër edhe tregun e huaj. Finger lime, është një produkt që kërkohet shumë në botë, pasi me të përgatitet haviari një nga produktet më të shtrenjta në botë.” shprehet Shpëtim Oseku.