Ambasadorëd Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë rikthyer palët në tryezën e negociatave për reformën në drejtësi pas propozimi të ri të bërë prej tyre.
Fillimisht kanë qenë deputetët e Partisë Demokratike që kanë shprehur konsensusin e tyre për këtë propozim në mbledhjen e grupit, edhe pse për mediat nuk është bërë publik asnjë detaj.
Grupi parlamentar demokrat u mblodh pas një takimi që më herët kryetari Basha zhvilloi me ambasadorët e SHBA dhe BE, të cilët e njohën me variantin e fundit.
Vetë diplomatët ia kanë prezantuar më pas projektin përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj.
Gatishmëria e shprehur nga këta të fundit ka bërë që negociatorët të kthehen në Kryesinë e Kuvendit për diskutime, ku i pranishëm rezulton të jetë edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.
Lidhur me propozimin e fundit ka reaguar, për të disatën herë, raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i cili prej disa ditësh po ndjek me vëmendje zhvillimet në vendin tonë. “Tashmë propozimi i fundit është në tryezë. Këshilla ime, jepini fund diskutimeve dhe votojeni”, ka shkruar Fleckenstein në Twitter.