Durimi përmbledh të gjithë virtytet më të larta të moralit, është pjesë e besimit dhe ai është në pozitën e kokës në krahasim me trupin. Ai i cili nuk duron, në të vërtetë i mungon besimi. Durimi është ushqimi i besimtarit përgjatë gjithë jetës, sepse besimtari duron në adhurim, duron kur kërkon riskun, duron ndaj fatkeqësive, duron ndaj privimeve, etj. Atëherë, padyshim që, shpërblimi i durimtarëve është i pakufishëm duke u bazuar në thënien e Allahut: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.” [ Surja Zumer, 10].