Farat e susamit janë kuruese për shëndetin tonë. Këtë fakt e konfirmon edhe përmbajtja me vitamina B, A, E, niacinë, minerale të shumta si kalcium, kalium dhe magnez, fosfor, hekur, zink dhe selino
Vetitë shëruese
Problemet dentare: susami forcon dhëmbët dhe ndikon në shëndetin e pjesës së brendshme të gojës, zvogëlon infeksionet, forcon dhëmbët.
Forcon sistemin kardiovaskular
Susami ul shtypjen e lartë të gjakut dhe ul rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Shëndeti i lëkurës
Vaji i susamit zbut irritimet në lëkurë, sidomos për faktin se është i pasur me vitamina E dhe zink që ndikojnë në shëndetin e lëkurës dhe në elasticitetin e saj si dhe ngadalëson procesin e plakjes.
Analgjetik
Vendosja e susamit në hapësirat ku ndjeni dhimbje i pakëson ato si dhe ndihmon në qarkullimin jo të mirë dhe ënjtjet.