Mbi vendin tonë, sipas meteoAlb do të vijonë kthjellimet. Paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë vendin tonë. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin kthjellim gradual të motit në zonat e ulta duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimumi deri në 14°C maksimumi. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë. Reshje të dendura dëbore dhe stuhi ere dominojnë në Europën Veriore, po ashtu me rrebeshe shiu paraqitet pjesërisht Europa Qendrore dhe brigjet e Detit Egje. Ndërsa moti i kthjellët mbizotëron gjithë Europën Jugore.