VISARE SHQIPTARE – ISHIM NË DARDHË..

zk1a9041

Visare Shqiptare këtë javë udhëtuan për në qytezën e Dardhës korçare, ku u njohëm me jetën, traditën dhe intelektin dardhar. Bisedën për këtë zonë me identitet e vlera e zhvilluam me një nga njohësit më të mirë të Dardhës, me Prof. Rahim OMBASHI.

Profesori e nisi bisedën me historinë e zonës së Dardhës, ku e veçoi si një zonë me rëndësi, të cilën nuk do ta quante fshat, por një qytezë që nuk i lë asgjë mangut nivelit të një qyteti sidomos me nivelin e lartë të bijve dhe bijave të Dardhës.

Bijtë e kësaj qyteze të larguar tashmë nëpër botë, nuk e ndjejnë veten se kanë ikur. Nuk shkojnë andej e të shkulen me rrënjë nga këtu, ata lëvizin, marrin më të mirën nga bota dhe çuditërisht kthehen dhe ndihen sikur nuk janë larguar asnjëherë, kështu shprehet z.Ombashi për të larguarit nga qyteza e bukur e Dardhës.

Qytetet nuk janë kur kanë shumë njerëz, qytete janë kur ka njerëz të medhenj. Nganjëherë themi se male si këto ka dhe diku tjetër, unë nuk them që klimë si Dardha ska dhe gjetiu, por them dardharë ndoshta nuk gjen gjithkund, kështu e cilësoi Dardhën dhe dardharët z.Rahim.

Më tej biseda vijoi për bukuritë e Dardhës, ku fillimisht folëm për pistën e Dardhës e cila ka standarte të larta ku mund të zhvillosh sportet e sezonit dimëror. Qytezës nuk i mungojnë kushtet bashkohore, hotele luksoze ku mund të akomodohesh mirë e të kalosh jo vetëm të pushosh fizikisht por edhe psikologjikisht.

Dardha nuk lihet, shtëpitë e atyshme janë restauruar e janë kthyer në gjendje të banueshme, tha profesori. Njëkohësisht aty po ndërtohet edhe një muze nga inxhinieri Kristaq Balli, ambient i cili më parë ishte shkolla e fshatit.

Profesori tha se në Dardhë mund të marrësh edhe kënaqësi intelektuale. Tha se në Dardhë sheh veprimin e qytetarëve dardharë, të cilët i kanë dhënë, jo vetëm i kanë marrë kësaj zone. Dardharët marrin mallin me vete, e kjo duket sikur rëndon shumë thotë profesori. Dardha është e bukur jo për bukurinë e natyrës, por për bukurinë e njerëzve. Ndër të tjera ka pasur profesionistë si Koço Glozheni, Vangjo Llaci,shkrimtarë si Teodor Laço etj.

Më tutje profesori nënvizoi edhe mikpritjen e dardharëve,gjë e cila paguhet me kënaqësinë që vendasit marrin.

Në mbyllje të bisedës z. Ombashi solli disa vargje nga Lasgushi i cili veronte në qytezën e bukur të  Dardhës bukuroshe si dhe dha mesazhin që t’i vlerësojmë vendet tona duke dhënë diçka edhe nga vetja jonë.

Për shumë dëgjoni bisedën në:

 

Pin It