Visare Shqiptare – Në farmacinë “Sekretet e Natyrës”

Në studion e “Visare Shqiptare” ishim me farmacisten Erjona Xhaferaj për të folur për produktet e linjës “Sekretet e Natyrës”.

Farmacistja shpjegoi në fillim efektin e substancave sintetike, e cila sjellë një sër sëmundjesh dhe shqetësimesh në shëndet si dhe arsyen pse bota bimore kishte dalë nga qarkullimi.

Mungesa e ruajtjes së këtyre produkteve çoi në daljen e tyre nga qarkullimi, por zhvillimi i metodave për t’i ruajtur ato, ka mundësuar që të rikthehen.

Në vijim Erjona na tregoi se ku i siguronte lëndët e para për produktet e saj. Një pjesë prej tyre i siguronte në viset shqiptare, psh dyllin e bletës në Tropojë.

Ndërkohë një pjesë tjetër detyrohej ta merrte nga jashtë për shkak të cilësisë dhe standarteve të larta.

Ndër të tjera Erjona tha se në farmacinë “Sekretet e Natyrës” ekzistojnë disa produkte si sapunë, kremra për floket, kremra për fytyrën,vajra esencial, maska për fytyrën, receta të vjetra ( ku baza e saj është palca e lopës) çajra të ndryshëm etj.

Në fund e ftuara jonë tha se natyralja është gjithmonë zgjidhja më e mirë, por klientët duhet të kenë parasysh që rezultatet nuk arrihen menjëherë.

Mesazhi i saj ishte se parandalimi është më i mirë se kurimi. Eshtë më mirë të kesh një jetë me cilësi, me ushqim të përzgjedhur dhe të shëndetshëm. Mbi të gjitha ushqyerja e mirë, kujdesi për shëndetin është respekt për veten.

Për më shumë mund ta dëgjoni emisionin në soundcloud.com

 

 

Pin It