Vlerën e një viti për ta kuptuar, pyesni studentin, i cili provimin se ka kaluar.
Vlerën e një muaji për ta kuptuar e të bindeni, pyetni një nënë që beben e saj para kohe e lindi.
Vlerën e një jave për ta kuptuar, pyesni redaktorin e një të përjavshmeje, sa duhet për të punuar.
Vlerën e një ore për ta kuptuar, pyesni dy njerëz, që mezi presin për t’u takuar.
Vlerën e një minute për ta kuptuar, pyesni atë, që avioni për pak sa i ka fluturuar.
Vlerën e sekondës për të kuptuar, pyesni atë që nga fatkeqësia, për një fijë ka shpëtuar.
Që vlerën e të qindtave të kuptoni, pyesni dikë që medalje argjendi në vend të asaj prej ari, mori…