Në Wulingyuan, Kinë gjenden shtylla prej guri, disa prej të cilave janë rreth 200 të larta, e disa madje edhe 800 metra.
Ky është parku i parë kombëtar i mbrojtur në Kinë i cili ka rreth 3,000 formacionesh gjigante prej guri ranor. 85% e këtij vendi mbresëlënës është i pyllëzuar, ndërsa 99% e tij është e mbuluar me bimësi.
Në të ka rreth 3.000 lloje të bimëve, përfshirë edhe 600 lloje të bimëve drunore dhe shumë lloje të kafshëve disa prej të cilave si: qeni i egër, ariu i zi aziatik, picërraku i madh kinez, leopardi i errët dhe dreri kinez i ujit, janë të rrezikuara.
Por ndryshe nga shumë zona të tjera të Kinës, në këtë vend nuk kanë banuar njerëz meqë gjithmonë është konsideruar si vend i largët dhe i paarritshëm.
Gjithashtu,Wulingyuan është regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në Azi dhe Oqeani.