Një natë Ebu Jezid el-Bistami u ngrit të falë namaz nate, por papritmas e sheh të birin e tij pranë. Meqë djali i tij ishte i vogël, kurse nata e ftohtë dhe pagjumësia e vështirë, i tha: O bir, flij se nata është e gjatë!
– Po ti pse u ngrite të falesh?, pyeti djali.
– Bir, mua më duhet të ngrihem, sepse kështu ka urdhëruar Allahu xh.sh.
– Kam mbajtur mend një ajet ku Allahu xh.sh., thotë: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, apo një tretën e saj…” (El-Muzzemmli, 20), iu drejtua djali, duke vazhduar ta pyes: kush janë ata që u falën me Muhammedin )a.s)?
Babai iu përgjigj: Ata janë shokët e tij.
– Nëse është kështu, atëherë mos më privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurim ndaj Allahut xh.sh., e luti sërish djali babain.
Babai i mahnitur i tha: Biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore!
– Baba, unë kam parë se nëna ime kur donte të ndizte zjarrin, së pari fillonte me drunjtë e vegjël, ashtu që të ndizeshin të mëdhenjtë. Kam frikë se në Ditën e Gjykimit Allahu xh.sh. do të fillojë prej neve të vegjëlve, nëse ne nuk e adhurojmë Atë – shtoi më tej djali.
Atëherë Ebu Jezidit iu mbushën sytë me lotë nga frika prej Allahut, andaj e lejoi të birin të falej me të dhe i tha: Ngrihu, biri im dhe fale namazin, se ti ke më shumë merita tek Allahu xh.sh. sesa unë.