10 shembuj të thjeshtë si të qetësoni sytë

Puna me orë të gjata para kompjuterit mund të sjellë efekte negative në shëndetin e syve, si tharje të syve, kruarje, dhimbje etj.

Më poshtë do të gjeni dhjetë shembuj të thjeshtë për sytë tuaj, që mund t’i aplikoni në më pak se 15 minuta.

1. Ngulini sytë në errësirë
Vendosini bërrylat në tavolinë. Mbyllini sytë dhe mbajini me pëllëmbët tuaja. Qetësohuni dhe ngulitini sytë në errësirë. Rrini në këtë pozitë për disa minuta.

2. Lëvizja e syve në anën e majtë dhe të djathtë
Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Pa e lëvizur kokën, shikoni në të majtë. Përqendrohuni në atë që shikoni. Pastaj shikoni në të djathtë dhe përqendrohuni në atë që shihni. Lëvizini sytë anash pesë herë. Përsëriteni në rreth tre herë.

3. Lëvizni sytë lartë dhe poshtë
Uluni drejtë dhe shikoni përpara. Pastaj shikoni lartë dhe përqendrohuni në atë që shihni. Shikoni poshtë. Mos keni frikë se do ta rrudhni ballin. Shikoni lartë dhe poshtë pesë herë. Përsëriteni të tërë rrethin tre herë.

4. Lëvizini sytë tuaj diagonalisht
Shiko drejtë. Shiko poshtë dhe në të majtë. Më pas lëvizini sytë tuaj diagonalisht, shikoni lartë dhe në të djathtë. Përqendrohuni në atë që shihni. Përsëriteni ushtrimin pesë herë dhe bëjeni rrethin e njëjtë në drejtime të tjera.

5. Rrotulloni sytë tuaj në formë rrethore
Uluni drejtë dhe qetësohuni. Shikoni në të majtë dhe rrotulloni sytë tuaj ngadalë pesë herë në anën e akrepave të orës. Më pas bëjeni të njëjtën në anën e kundërt të akrepave të orës. Përsëriteni tre herë.

6. Përqendrohuni afër dhe larg
Përqendroni sytë tuaj në një laps apo ndonjë objekt tjetër. Duhet të jetë 20-30 cm larg syve tuaj. Më pas shikoni në diçka më të largët. Përqendrohuni në të dhe mundohuni ta shikoni në detaje. Më pas shikoni lapsin prapë. Përsëriteni tre herë.

7. Përqendrimi nr.1
Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Ngulitini sytë në një pikë mes syve tuaj. Përqendrohuni në atë që shihni për disa sekonda. Më pas shikoni përpara prapë. Ngulitni sytë pikës mes syve tuaj prapë. Ndërroni këtë përqendrim pesë herë.

8. Përqendrimi nr.2
Uluni drejtë. Shikoni vetëm drejtë. Ngulitni sytë në hundën tuaj për disa sekonda. Më pas shikoni përpara prapë. Ndërroni përqendrimin pesë herë.

9. Masazhi nr.1
Mbyllini sytë tuaj. Më pas shtrëngoni sytë tuaj për dy ose tre sekonda. Relaksoni muskujt rreth syve tuaj. Shtrëngoni sytë tuaj përsëri. Përsëriteni dhjetë herë.

10. Masazhi nr.2
Mbyllini sytë tuaj. Masazhoni lehtësisht qepallat e syve tuaj në formë rrethore. Shtypini lehtë. Mos provoni t’i shtypni shumë. Bëni dhjetë lëvizje rrethore, së pari në anën e akrepave të orës, më pas në të kundërtën e tyre.

Pin It