Askush si CR7, 50 gola në 3 kampionate të ndryshme

 

Me 2-golëshin e shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Lazios, Cristiano Ronaldo është bërë kështu futbollisti i vetëm në histori të futbollit i cili shënon 50 gola në 3 kampionate të ndryshme, përkatësisht në Premier League, La Liga dhe tani në Serie A.

Rekord ky i cili e ka shkruar edhe njëherë emrin e Portugezit në listën e më të mirëve në historinë e këtij sporti.

CR7 mbetet i pagabueshëm edhe nga pika e bardhë e 11-metërshave. Me penalltinë e mbrëmshme, CR7 ka barazuar rekordin e Giuseppe Signorit nga sezoni 1994/1995 duke konvertuar në gol 12 penallti brenda një sezoni.

Superylli i Juventusit vazhdon të surprizojë me paraqitjet e tij edhe pse në moshën 35-vjeçare.

Pin It