CR7, drejt largimit apo përjetësisht në madrid?

E gjithë bota e futbollit është në shok…

Cristano Ronaldo do të largohet nga Real Madridi. Shtypi në të gjithë botën shkruan se ai do ti bashkohet Zonjës së vjetër ditët në vijim. Los Blankos duket se po e pranojnë në qetësi largimin e yllit portugez. Shumica e mediave në Spanjë dhe në Itali, e bëjnë të sigurtë kalim e yllit madrilen tek Juventus, duke iu referuar disa prej emrave më në zë të shtypit spanjoll dhe atij italian, marrëveshja mes palëve jo vetëm që është arrirë por CR7 ka kryer edhe vizitat mjekësore te Juventus, më poshtë do ju njohim me disa prej titujve më të zhurmshëm të transfertës së shekullit.

Marca: “Nëse vlej 100 milion euro do të thotë që nuk më duan”

Cristiano beson se çmimi që i vendosën në Janar ishte një thirrje për t’u larguar. Ky ishte titulli kryesor i prestigjozes spanjolle. Kjo gazetë më tej pohonte se Real Madridi ishte pro largimit të Ronaldos dhe kushdo që e donte duhet të paguante shumën prej 100 milionë eurove.

Po ashtu edhe e përditshmja spanjolle AS pohon se CR7 ka pranuar pagën e tij vjetore të Juventusit prej 30 milionë eurosh. Më tej shkruante se Presidenti Perez po planifikon të ri-hapë merkaton galaktike, teksa përmend dy emra për ta zëvëndësuar CR7: Mbappe dhe Neymar.

Nga ana tjetër mediat Italiane përveçse e kanë të sigurtë kalimin e Ronaldos tek Juventus shkruanin edhe për gjendjen fizike të yllit portugez, vendqëndrimin e tij të ri në Torino dhe pozicionin e tij të ri në formacionin e Zonjës së Vjetër.

Por edhe pse zërat janë të shumtë për largim e yllit madrilen nga Reali, gazeta spanjolle COPE përmes një shkrimi deklaroi se Los Blancos i kan ofruar Cristianos 30 milionë euro pagë vjetore. Ky i fundit sipas po të njëtit burim e ka pranuar këtë ofertë. Në brendësi të artikullit shkruhej se vlera e tij nuk kishte ndryshuar por vazhdon të jetë e njëjtë: 1 miliardë euro.

Pin It