Suedi – Angli, çerekfinalja e surprizave

Pas përfundimit të fazës së grupeve e cila na dhuroi emocione pa fund, vetëm tetë ekipe arritën të kualifikoheshin për në fazën e eleminimeve direkte. Diten e shtunë do të kemi përballë njëra tjetrës supersfidën Angli – Suedi në orën 16:00 dhe përballjen mes Rusisë e Kroacisë në orën 20:00.

Kombëtarja Angleze është e fundit që u kualifikua në fazën e çerek finaleve të këtij kampionati. Skuadra e drejtuar nga Southgate e siguroi kualifikimin e saj pasi mundi me shumë vështirësi kombëtaren e Kolumbisë në një përballje e cila u mbyll me rezultatin (1:1) në kohë të rregullt por u desh ekzekutimi i 11-metërshave për tu kualifikuar për në fazën tjetër.

Ashtu sikurse Anglia edhe rivali i saj në çerekfinale u kualifikua pas mposhtjes së kombëtares zviceriane me rezultatin e ngushtë 1:0 në minutat e fundit të takimit.

Suedia arriti ta siguronte kualifikimin e saj në botërorin e Rusi 2018 vetëm pas mposhtjes së kombëtares Italiane në play-off, duke u shpallur kështu skuadra e dytë fituese e grupit A në Europë.

Suedia është një skuadër e qetë dhe jo me shumë eksperiencë në një kompeticion të tillë të futbollit botëror, ajo rikthehet në çerekfinalet e një botërori vetëm pas disa dekadave.

Nisur nga performancat e dy kombëtareve në fazën e grupeve apo edhe të eleminimeve direkte shumë pak nga ne besonin që do të arrinin në një kualifikim të tillë botëror, por mbetet të shihet vazhdimësia e tyre pasi cilado të kualifikohet në gjysëm finalen e kampionatit nuk do ta ketë të lehtë përballë Kroacise apo Rusisë.

 

Pin It