Botërori në 360°

E gjithë bota tashmë ka kthyer vëmendjen e saj në Rusinë e largët, kjo jo për shkak të tensioneve apo konflikteve që shpesh dëgjojmë të flitet për të, por për shkak të sportit më të bukur në botë, futbollit.

Evenimenti më i madh, kampionati botëror, nisi më 14 qershor 2018 në kryeqytetin Rus, Moskë me një ceremoni madhështore e vijoi më tej me përballjen e parë hapëse ndërmjet vendit mikpritës Rusisë dhe kombëtares Arabe. Sfidë kjo e cila u fitua lehtësisht nga vendasit me rezultatin e thellë 5-0. Për të vijuar më tej me përballje të kombëtareve të tjera pjesëmarrëse, të cilat na kanë dhuruar emocione pa fund në aspektin sportiv.

Faza e grupeve u mbyll më 28 qershor të muajit të kaluar, nga 32 kombëtaret pjesëmarrëse vetëm 16 të tilla arritën qe të dalin nga grupet. Ajo që bie më shume në sy është eleminimi i Gjermanisë për her të parë në historin e saj gjatë kësaj faze.

Ekipet që arritën të kualifikohen më tej janë: Grupi A (Uruguai, Rusi) Grupi B (Spanjë, Portugali) Grupi C (Francë, Danimarkë) Grupi D (Kroaci, Argjentinë) Grupi E (Brazil, Zvicër) Grupi F (Suedi, Meksikë) Grupi G (Belgjikë, Angli) Grupi H (Kolumbi, Japoni). Vlen të theksojmë se gjatë fazës së grupeve u shënuan gjithësej rreth 122 gola në 48 ndeshje. Lojtari i cili arriti ta gjente më së shumti portën ishte kapiteni anglez Harry Kane me 5 gola, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 4 të tillë.

Faza e nxehtë e eleminimeve direkte startoi me supersfidën Uruguai – Portugali, ku pas dopietës së Edison Cavanit, Amerikano-Jugorët arritën të kualifikohen për në fazat e mëtejshme, sëbashku me 7 kombëtaret e tjera si: Franca, Brazili, Belgjika, Rusia, Kroacia, Suedia dhe Anglia. Kombëtare këto të cilat do të përballen për të siguruar një vend në gjysëmfinalet e botërorit.

Kështu, më 6 korrik të këtij muaji do të zhvillohet  përballja  e parë Uruguai – Francë dhe dyshja tjetër Brazil – Belgjike në po të njëjtën ditë. Ndërsa vetëm 1 ditë më pas do të kemi përballjen e kombëtares mikpritëse të kampionatit ndaj kombëtares Kroate, dhe dyshja tjetër Suedi – Angli. Padyshim qeë do të jenë përballje drithëruese, prandaj jo më kot është quajtur botërori i surprizave dhe emocioneve.

Risi tjetër e këtij botërori ka qenë edhe i shumëpërfoluri sistemi Var “Video Asistant Reffery”. Falë tij vetëm në fazën e grupeve, VAR është vënë në funksion në rreth 345 incidente brenda fushës. Nga kjo ka rezultuar se shkalla e korrektësisë së vendimeve arbitrare është rritur në një përqindje të konsiderueshme 99.3%, duke mos i lënë vend kritikëve apo futbolldashësve të kontestojnë vendimet e arbitrave.

Ashtu si çdo kompeticion tjetër ndërkombëtar edhe ky kampionat ka nxjerrë në pah një sërë elementesh të rinj, duke i’u referuar gjithmonë performancave individuale të lojtarëve. Ata të cilët po shkëlqejnë në aspekte të ndryshme sportive janë kryesisht:

  • Ylli Brazilian Neymar, ka shënuar gola vendimtar për Brazilin duke bërë të mundur kualifikimin e kombëtares në fazat e mëtejshme të kampionatit.
  • Edison Cavani, sulmuesi 31- vjeçar i Uruguait ka qenë një nga pikat më të forta të kombëtares së tij, në çdo repart të fushës së blertë.
  • Kylian Mbappe, në ndeshjen kundër Argjentinës së Leo Messit, adoleshenti 19 vjeçar i Francës shfaqi klasin e tij tashmë si një lojtar mjaft premtues i këtij sporti duke shënuar pikërisht 2 nga golat që e kthyen yllin e Barcelonës bashkë me kombëtaren e tij në shtëpi.
  • Marouane Fellaini, mesfushori i qendrës së Belgjikës ishte pikërisht arsyeja e kualifikimit të saj për në çerekfinale duke shënuar golin e avantazhit ndaj Japonisë në minutën e fundit të takimit. Vlen të theksohet se deri në minutën e 80 të takimit Japonia po udhëhiqte me rezultatin 2:0 ndaj Belgëve.
  • Paul Pogba, cilësohet si një nga pikat më të forta të skuadres Franceze, me talentin dhe klasin e tij përveçse udhëheq në mesfushë ai jep një kontribut të konsiderueshëm edhe në aspektin ofansiv të ekipit.
  • Harry Kane, bomberi anglez  ka qenë pa dyshim lideri i 3 luanëve e njëkohësisht golashënuesi më i mirë i kompeticionit deri më tani me plot 6 të tillë.

Por, nga ana tjetër ky botëror ka qenë zhgënjim edhe për disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit ku ndër ta mund të përmendim: Yllin e Argjentinës Leo Messin, Cristiano Ronaldon e Portugalisë, mesfushorin e gjermanisë Toni Kross, kapitenin dhe liderin e kombëtares Spanjolle Sergio Ramos etj.

Në botërorin e surprizave nuk mungojnë as rekordet e thyera. Portieri Egjiptian Esam El Hadari ka thyer rekordin e Mondragon i cili luajti në kupën e botës plot 43 vjeç. Rekord ky i cili tashmë i përket Esam El Hadarit me 45 vjeç.

Kylian Mbappe, pas dopietës së shënuar kundër Argjentinës bëhet lojtari i dytë në botë pas legjendës së futbollit Pele që bën diçka të tillë

Në këtë botëror janë shënuar më shumë autogola se ç’janë shënuar ndonjëherë më parë në një kompeticion të tillë, plot 6 autogola.

Fakte të tjera:

  • Mesatarja e golave të shënuar deri më tëni për çdo ndeshje është 2.69.
  • 20% e përballjeve janë ndarë me barazim.
  • Ky botëror numëron më së shumti penallti të shkaktuara ndonjëherë më parë, kjo edhe për shkak të sistemit VAR.

Gjysëm finalja e parë do të luhet javën e ardhshme më 10 korrik, ditë kjo e cila do të shohë të përballen dy kombëtare ndërmjet dyshes Uruguaji – Francë dhe Brazil – Belgjikë. Ndërsa gjysëm finalja e dytë do të luhet 1 ditë më pas ku pritet të përbalen dy kombëtaret të cilat do të kualifikohen nga përballjet Rusi – Kroaci dhe Suedi – Angli.

Favorite kryesore mbetet kombëtarja Braziliane e ndjekur nga Franca dhe Anglia por nuk do të ishte çudi që fituesi i këtij kampionati të ishte një emër tjetër nga skuadrat e përmendura më sipër sepse fundja ky është botërori i çudirave.

Pin It