Ambasada Gjermane në Tiranë ndërpret shërbimin e vizave

Situata e krijuar nga COVID-19 ka detyruar Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë të pezullojë përkohësisht shërbimin për vizat dhe pasaportat për të gjithë qytetarët.

Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është bërë i ditur nga vetë Ambasada nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në web.

Zyra e Vizave dhe Pasaportave do të qëndrojë e mbyllur për qytetarët e interesuar deri në një njoftim të dytë ndërsa ata të cilët kishin caktuar një takim me këtë zyrë do të shqyrtohen si raste në ditët në vazhdim.

Njoftimi i ambasadës

Prejt ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale Zyra e Vizave dhe e Pashaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese. Personat e prekur nga mbyllja e zyrës do të marrin në momentin më të parë të mundshëm një datë/orë të re aplikimi.Ne do të informojmë përmes faqes së internetit apo Faceboouk-ut sapo zyra të rinisë veprimtarinë e saj. Lutemi për mirëkuptimin tuaj. Në raste urgjente konsullore mund të na kontaktoni përmes numrit të shërbimit të gatshëm 068 202 9109.Lutemi për mirëkuptimin tuaj që përmes këtij numri nuk mund të japim informacione rreth datave të aplikimit apo procedurave për vizë.

https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2319004

Pin It