Ndërron jetë aktori i qindra roleve të dashura për publikun Fuat Boçi

Është përcjellë sot për në banesën e fundit aktori i mirënjohur Fierak, Fuat Boçi, në moshën 89-vjeçare.

Boçi është një ndër aktorët themelues të Estradës së Fierit ku edhe spikati si aktor komik. Ai u lind në vitin 1931 në Voshtinë të qytetit të Fierit.

Gjatë karreirës së tij ai ka luajtur mbi 600 role në zhanre të ndryshëm.

Boçi mbetet i dashur për publikun veçanërisht në monologun “A doni më për Belulin”, në skeçin “Lipja prapa liste”, në rolin e Zenelit te komedia “Pas vdekjes”, në rolin e dajos te “Shi në plazh”, Sotiri te Komedia “Një budalla e gjysmë” etj.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

 

Pin It