COVID-19 imponon modele të reja në arkitekturë

Kushtet e reja sociale që na ka imponuar COVID-19, ka bërë që çdo fushë e jetës të ridimensionohet në përputhje me ruajtjen e sigurisë personale të individit.

Rregulli 1 metër larg njëri-tjetri ka bërë që dhe arkitektët apo inxhinierët të mendojnë mënyra të reja ndërtimi të përshtatshme për bashkëjetesën tonë me Covid-19 apo me epidemi të tjera të ngjashme që mund të përballet njerëzimi në të ardhmen.

Pandemia ka të ngjarë të nisë një epokë të re të arkitekturës dhe dizajnit që kërkon distanca më të gjera midis njerëzve. Kjo mund të na bëjë të ndjehemi më të sigurt, por mund të jetë edhe stresuese pasi krijon hapësira dhe rrjedhimisht vështirësi në komunikimin dhe ndërveprimin ndërmjet njerzve.

Përfundimisht, arkitektët dhe inxhinierët do të rindërtojnë botën përreth nesh duke marrë parasysh pandeminë aktuale dhe të tjera pandemi që mund të pasojnë.

Aaron Betsky, drejtor i Shkollës së Arkitekturës dhe Dizajnit në Virginia Tech shprehet se modelet e së ardhmes do të favorizojnë grupimet e vogla të njerëzve dhe njerëz sa më larg njëri-tjetrit për të kufizuar përhapjen e viruseve të tilla.

Pin It