Publikohen emrat e kandidatëve për çmimet “Globe Soccer Awards”

 

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në facebook, “Globe Soccer Awards”, njofton të gjithë futbolldashësit se kandidatët për të fituar çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit” për sezonin që lamë pas janë: Cristiano Ronaldo, Neymar Jr, Lionel Messi, Gianluigi Buffon, Sergio Ramos, Paulo Dybala and Kylian Mbappe.

Në ceremoninë që do të zhvillohet me 28 dhjetor në Dubai, përveç lojtarit më të mirë të vitit pritet të shpallet edhe trajneri më i mirë, çmim për të cilin janë në garë: Zinedine Zidane, Allegri, Conte dhe Jose Mourinho. Kujtojmë se vitin që lamë pas këtë çmim e fitoi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos i cili i dhuroi kombëtares portugeze “Europianin” e parë në historinë e saj.

Një tjetër çmim që jepet nga “Globe Soccer Awards” është edhe skuadra më e mirë e vitit, në garë për të cilin janë kampionët në fuqi të Spanjës dhe Europës, Real Madrid, Manchester United i Premier Ligës dhe Monaco e Ligue 1.

E parë në kontekstin historik, ceremonia e “Globe Soccer Awards” u organizua për herë të parë në vitin 2010 ku përpara dhjetëra gazetarëve, futbollistëve dhe personaliteteve të ndryshme nga bota e futbollit shpërndahen çdo vit çmimet e lartëpërmendura.

https://twitter.com/Globe_Soccer

Pin It