Rikthehet Champions League, tashmë me sistemin “Var”

Kampionati elitar i futbollit Evropian “Champions League” rikthehet sot me dy përballje mjaft të rëndësishme në fazën e eliminimeve direkte, siç janë Manchester United vs Paris Saint-Germain dhe Roma vs FC Porto.

Në përballjen e parë pritet të kemi surpriza në formacionin startues të PSG-së pasi është konfirmuar tashmë mungesa e yjeve të ekipit si Neymar dhe Cavani, në dyshim mbeten edhe Verrati bashkë me Munier. Ndërkohë nga ana tjetër ekipi vendas po kalon një formë mjaft të mirë nën drejtimin e trajnerit të ri Solskaër, duke regjistruar 10 fitore dhe 1 barazim.

Përballja e dytë mes Romës dhe Portos, pritet të jetë më pak befasuese për arsye se të dyja ekipet do të startojnë me formacionet bazë.

Risia e këtij viti në këtë kompeticion do të jetë përdorimi i sistemit “Var” duke filluar nga kjo fazë e në vazhdim.

Të dyja sfidat luhen në orën 21:00.

Pin It