Everton me komunikatë zyrtare për dëmtimin e Andre Gomes

Në përballjen e djeshme në Premier Ligue, mes Totenhemit dhe Evertonit, mesfushori Portugez, Andre Gomes pësoi një dëmtim të rëndë në kaviljen e këmbës së djathë nga ndërhyrja e ashpër e anësorit të Totenhem, Heung-min Son.

Futbollisti i Everton u largua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit.

Everton sqaroi gjithçka përmes komunikatës zyrtare ku bëri të ditur se Gomës do ti nënshtrohet operacionit gjatë ditës së sotme.

“Everton mund të konfirmojë që Andre Gomes do t’i nënshtrohet operacionit sot, pasi pësoi një dëmtim të këmbës në ndeshjen me Tottenham”.

“Andre u lëndua në fushë gjatë gjysmës së dytë të lojës dhe u dërgua menjëherë në spital nga ambulanca e shoqëruar nga anëtarët e ekipit mjekësor të Everton. Pasi iu nënshtrua testit spitalor, u konfirmua se ai kishte pësuar një zhvendosje të frakturës në kyçin e këmbës së djathtë”.

“Klubi do të sigurojë përditësime të mëtejshme të gjendjes së lojtarit në kohën e duhur”, – thuhet në njoftimin e skuadrës.

https://www.evertonfc.com/news/1482488/gomes-injury-update

Pin It