Shqiptarët azilkërkues pushtojnë Irlandën

Kryeministri i vendit, Leo Vardkar, në një dalje publike theksoi se shtetasit Shqiptar së bashku me ata Gjeorgjianë kryesojnë listën e azilkërkuesve në vend duke konkurruar bindshëm edhe shtetasit Sirianë.

Po ashtu kryeministri i vendit pohoi se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë përmes dokumenteve false.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas” – tha ai.

Bazuar në shifrat e publikuara nga mediat Irlandeze, rezulton se përgjatë vitit 2018-të,  460 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Irlandë. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

Pin It