Anullohen qindra fluturime, pilotët gjermanë nuk pranojnë të deportojnë azil-kërkuesit

Pilotët gjermanë kanë shkaktuar anullimin e 222 uturimeve, pasi kanë refuruzuar të deportojnë azil-kërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për qëndrim në Gjermani.

Disa ekuipazhe janë shprehur se nuk duan të marrin pjesë në dërgimin e njerëzve në Afganistan një vend të predominuar nga dhuna që ka ardhur si pasojë e luftës dhe pushtimit nga forcat e perëndimit. Që prej Janarit të këtij viti deri në Shtator mbi 200 fluturime janë anuluar, pjesa dërrmuese e tyre, 140 prej aeroportit të Frankfurtit. Mediat gjermane raportojnë se 85 nga këto uturime të anuluara kanë qenë të kompanisë ajrore Lufthansa. Gjermania ka qenë destinacioni kryesor i azil-kërkuesve përgjatë ditëve të fundit, që pas premtimit nga kancelarja Merkel në vitin 2015 se mirëpriste çdo refugjat çka ka bërë që në vend të shkojnë më shumë se 1.5 milion njerëz.

Deri në gjysmën e parë të këtij viti në Gjermani janë refuzuar 388.000 kërkesa për azil.

 

Burimi: tiranapost.al

Pin It