Eurostat: 65 935 shqiptarë kërkuan azil gjatë 2015-ës, gjermania më e kërkuara

1457172985shqiperia

65 935 shqiptarë aplikuan për azil gjatë vitit të kaluar. Këto shifra janë bërë publike nga raporti më i fundit i Eurostat. Bazuar në këtë raport, vendi me i kërkuar për azil nga shqiptarët ka qenë gjermania dhe më pas Franca. Në  raportin më të fundit për azilkërkuesit që janë regjistruar për herë të parë në vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2015 janë regjistruar 1.255.600 aplikime në të 28 vendet e BE-së, ku kryesojnë ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Shqiptarët përbënin vetëm 5% të aplikimeve.

Gjermania është vendi më i kërkuar nga azilkërkuesit shqiptar, ndjekur pas nga Franca dhe Suedia. Në Gjermani, Shqipëria renditet pas Sirisë për kërkesat për azil, me 12% të totalit të tyre, apo 53 805 kërkesa vetëm në 2015. Ndërsa në Francë shqiptarët bëjnë 4% të aplikimeve, apo 3220 kërkesa, dhe në Suedi 3.9% të aplikimeve, apo 2565 kërkesa.

Eurostat bën të ditur se në 28 vende të BE-së krahas këtyre shifrave, të publikuara për 2015, ka ende edhe 1 milionë kërkesa të tjera në pritje të një përgjigje, ku numrin më të madh e zë Gjermania.

Në fund të 2015, janë ende duke u marrë në konsiderate nga autoritetet përgjegjëse vendase 922 800 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare. Ndërkohë që në fund të 2015, ishin gati gjysma e tyre, 489 300.

Pin It