5 marsi njihet si Dita Botërore e Efiçences së energjisë, ndaj aktorë të ndryshëm të fushës u bëjnë apel popullatës për ndërgjegjësim dhe ndërgjegjësim për përdorimin e burimeve alternative të Energjisë dhe përdorimin e tyre në mënyrë të përgjegjshme.
Një vite më parë , Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin “Për eficencën e energjisë”, që trajton qartësisht politikat dhe shmang të gjitha problematikat e hasura ndër vite.
Ky ligj synon të gjejë zbatim në shoqëritë e prodhimit dhe të transformimit të energjisë, shoqëritë e shpërndarjes së energjisë, shoqëritë e shitjes me pakicë të energjisë, konsumatorët fundorë dhe siguruesit e masave të përmirësimit të eficiencës së energjisë. Zbatimi kwtyre politikave është një çështje e ndërvarur në pjesëmarrjen dhe pranimin e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.
Përfitimet e eficencës së energjisë kanë të bëjë me rritjen cilësore të jetës, dhe përmirësimin e nje mjedisi të pastër.
Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Efiçencës së Energjisë kremtohet çdo vit më 5 mars, iniciuar 18 vjet më parë, kur ekspertët morën vendimin për të trajtuar krizën e energjisë dhe adresimin e zgjidhjeve të mundshme.