LIBRI DHE KULTURA – “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore”

era

Studentët e nismës “Një shtëpi, një mburojë për trashëgiminë kulturore” ishin të ftuarit e emisionit “Libri dhe Kultura” këtë herë. Mariglenti, Romina dhe Eranda na treguan rreth nismës studentore që synon ndërgjegjësimin e institucioneve dhe opinionit publik për ndërtimin e një shtëpie-muze, që do të shërbejë për ruajtjen dhe përçimin në breza të veprës dhe trashëgimisë së Gjergj Fishtës.

Ata shpjeguan rëndësinë e një nisme të tillë duke vënë theksin tek vendi i Fishtës në identitetin kombëtar shqiptar dhe kontributi i tij në fusha të ndryshme, pa harruar se Fishta është shqiptari i parë i nominuar për Nobel.

Kjo nismë është një histori që synon të shndërrohet në një sukses, se si tetë të rinj përpiqen të bashkojnë palët në një kauzë me interes publik për kulturën, letërsinë dhe identitetin shqiptar.

Nga vështirësitë e para, tek ecuria hap pas hapi dhe planet për të ardhmen, tre studentët na rrëfyen me detaje peripecitë, emocionet dhe sfidat që kanë kaluar. Ndiqni bisedën për të mësuar më shumë rreth kësaj nisme studentore që jep shpresë.

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-nje-shtepi-nje-mburoje-per-trashegimine-kulturore

Pin It