Studim: Përfshirja e prindërve në detyrat e shtëpisë së fëmijëve ka ndikim negativ në rezultatet e tyre

slide_327223_3159992_free

Prindërit mendojnë që duke i ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë ata do të arrijnë në rezultate më të mira. Por studiuesit mendojnë diçka tjetër lidhur me këtë.

Studiuesit e Universitetit të Teksasit në Austin dhe nga Universiteti Duke, kryen një vezhgim për të vlerësuar lidhjen mes përfshirjes prindërore dhe performancës së tyre akademike.

Rezultati ishte se pjesa më e madhe e formës së pjesëmarrjes së matshme të prindërve, ka sjellë pak përfitime shkollore për fëmijët, pa marrë parasysh nivelin arsimor të nënës dhe babait.

Konkluzioni, për të cilin The Atlantic i ka dedikuar një artikull të gjatë, është botuar në librin The broken compass dhe është firmosur nga profesorët e sociologjisë, Keith Robinson e Angel Harris.

“Kemi mbetur të habitur nga rezultati, duke pasur parasysh se që nga vitet ’70, kultura amerikane është përqendruar shumë në rritjen e përfshirjes së prindërve në shkolla”, ka thënë Keith Robinson në një intervistë.

Por, vendimi i të dhënave ka qenë i qartë: ajo që përftohet është një marrëdhënie reciproke. Duke u nisur që nga shkolla e mesme, përfshirja e prindërve në detyrat e shtëpisë së fëmijëve, ka një ndikim negativ në rezultatet e provimeve që ata bëjnë. Në të njëjtën mënyrë, fëmijët e prindërve që takohen shpesh me mësuesit dhe drejtorët, duket se përmirësohen në mënyrë më të ngadaltë në krahasim me fëmijët, prindërit e të cilëve janë më pak të pranishëm në shkollë.

Ndërkohë, ndërhyrjet si vëzhgimi në klasë, ndihma për të zgjedhur drejtimin e studimeve, zbatimi i rregullave strikte për të bërë detyrat e shtëpisë, janë një kompleksitet për nxënësit dhe studentët.

 

Pin It