Ena e duhur për të ushqyer fëmijët

Jo rrallë herë, të ushqyerit e fëmijëve ose foshnjave mund të jetë një punë e vështirë. Ju mund të keni provuar metoda nga më të ndryshmet, të cilat nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se mënyra e dhënies së ushqimit ndikon në oreksin tonë; shtrimi i tavolinës, enët, ngjyrat, gjithçka. Pra thënë me thjeshtë, asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë. Një grup studiuesish të laboratorit ushqimor të universitetit amerikan të Cornell-it vërtetuan se kur kanë në tavolinë një tas më të madh, fëmijët kërkojnë dhe konsumojnë më shumë.

Ekipi i Brian Wansink, Koert van Ittersum dhe Collin Payne e zhvilloi studimin me 69 fëmijë të një shkolle fillore.

Shkencëtarët u propozuan fëmijëve të hanin drithëra në dy tasa me përmasa të ndryshme: 500 ml dhe 250 ml. Pasi zgjidhnin tasin, fëmijët merrnin dozën e dëshiruar të drithërave. Fëmijët me tas 500 ml kërkonin 87% më shumë drithëra se ata që kishin tas 250 ml, pavarësisht nga mosha, gjinia dhe treguesi i masës trupore.

Studiuesit e përsëritën testin me 18 fëmijë të moshës nga 6 deri në 10 vjeç. Fëmijëve  iu hodhën drithëra në tas, as sa ato dëshironin. Sasitë e drithërave të hedhura në tas dhe ato të mbetura pas mbarimit të ngrënies u peshuan. Rezultoi se fëmijët që përdorën tas të madh kërkuan 69% më shumë se të tjerët dhe konsuamuan 52% më shumë. Mbetja e ushqimit në tas ishte 14%.

Pin It