Fëmijët nuk lexojnë, çfarë të bëni për t’i bindur?

Fëmijët krahas përdorimit të teknologjive të reja dhe kërkimit në internet, duhet që të mbajnë lidhje të forta me librin. Në lidhje me këtë më poshtë do të keni disa këshilla  të thjeshta:

Jepni ju shembullin tuaj duke lexuar

Lexoni, kjo është një prej mënyrave më efektive për të stimuluar dëshirën për lexim tek fëmijët tuaj. Përkundrazi, nëse ju do të nguleni përpara kompjuterit, te njëjtën gjë do te bëjnë edhe ata.

Mos i detyroni të lexojnë

Larg ndëshkimeve apo kërcënimeve në rast se ata për momentin nuk kanë dëshire të ulen për të lexuar. Leximi për ta duhet të konceptohet si një ftesë dhe jo si një detyrim.

Shkoni së bashku në librari

Shndërrojeni këtë në një zakon argëtues duke e ndërthurur, pse jo, edhe me një shëtitje tek dyqani me i afërt i akulloreve.

Ndizni tek ta dëshirën e te shkruarit vetë

Për këtë shkoni në evente dhe panaire librash, ku shkrimtarë të ndryshëm firmosin librat dhe veprat e tyre. Duke i takuar ata për se afërmi, është provuar se tek ata rritet dëshira për t’i ngjarë atyre. Pse jo, dikush mund të ketë brenda vetes dellin e një shkrimtari të ardhshëm.

Organizoni leximin në grup

Veçanërisht kjo është e këshillueshme në familje, ku mund të lexoni paragrafë dhe faqe të ndryshme në grup dhe me rradhë.

Pin It