Studim: Fëmijët që nuk kanë orar të rregullt gjumi, me rezultate më të dobëta në shkollë

Studimet po tregojnë se fëmijët të cilët nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë dhe rrinë deri vonë natën.

Ekspertët thonë se prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi orëve të gjumit, përndryshe ata mund të kenë probleme me lëndën e matematikës dhe të leximit.

Hulumtimet janë kryer me djem e vajza shtatë dhe tre vjeç, si dhe i kanë analizuar shprehitë e tyre të gjumit.

Ata të cilët nuk kishin orar të rregullt gjumi, kishin pasur rezultate më të dobëta në shkollë, krahasuar me ata të cilët çdo natë flenë në të njëjtën orë dhe bëjnë mjaftueshëm gjumë.

Gjithashtu është zbuluar se trevjeçarët të cilët nuk flenë çdo natë në të njëjtin orar kanë probleme me rregullimin e emocioneve, si dhe kanë shanse më të mëdha për të qenë obezë më vonë në jetë.

Studimi ka përfshirë më shumë se 11,000 fëmijë dhe ka zgjatur katër vite.

Pin It