“Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

Lapsi: Më fal!

Goma: Për çfarë!! Ti nuk bëre asgjë gabim!

Lapsi: Më fal ti u lëndove për shkakun tim! Sa herë unë bëj një gabim ti je gjithmonë aty për ta fshirë! Dhe ndërkohë që gabimet e mia zhduken, ti humbet një pjesë të vetes dhe zvogëlohesh çdo herë!

Goma: Është e vërtetë, por nuk e kam problem! Siç e sheh unë jam krijuar për të bërë këtë, të të ndihmoj ty sa herë ti bën një gabim, edhe pse e di që një ditë nuk do të jem më! Gjithsesi jam e lumtur me punën time! Kështu që të lutem mos u mërzit dhe mos u trishto për këtë!

PRINDRIT TANE JANE SI GOMA, NDERSA NE FEMIJET JEMI SI LAPSAT !

Ata janë gjithmonë aty për fëmijët, të fshijnë gabimet e tyre! Ndonjëherë përgjatë rrugës së jetës ata lëndohen prej nesh dhe bëhen më të vegjël (plaken dhe më pas vdesin)Kujdesuni per prindrit tuaj, trajtojini me dashuri dhe perkushtim!

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

Pin It