Arba Kokalari merr një tjetër post të rëndësishëm në Parlamentin Europian

Arba Kokalari shqiptarja që jeton në Suedi ka marrë një tjetër post të rëndësishëm. Ajo eshtë caktuar zv/presidente Parlamentit Europian për Partinë Popullore. Në Facebook-un e saj zbulon lajmin për miqtë, ku mes të tjerash tregon se do të jetë raportuese përgjegjëse, që do drejtojë punën e BE-së në Koventën e Stambollin. Në Facebook ajo shkruan: Dhuna ndaj grave është një çështje serioze problematike, që kërkon veprim të menjëhershëm. Tashmë Suedia ka nënshkruar konventën. Është koha që gjithë BE-ja ta bëjë gjithashtu.

E lindur në Tiranë më 27 nëntor të vitit 1986, Arba është mbesa e Musine Kokalarit, kjo e fundit e diplomuar në La Sapienza në Romë në vitin 1941, por më vonë u internua nga regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe ndërroi jetë në vitin 1983. Arba ka luajtur një rol të rëndësishëm në partinë e saj, duke udhëhequr rininë dhe departamentin e Kulturës në Stockholm, gjithashtu zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj të vitit 2015.

Pin It