Mos e anashkaloni gërhitjen e fëmijës

Nëse vini re fëmijën tuaj të gërhasë apo shfaqë vështirësi në frymëmarrje duhet t’i kushtoni rëndësi pasi më vonë mund të rezultojë problematike për shëndetin e të vegjëlve tuaj.

Studimi i kryer në Britani të Madhe tek më shumë se 11.000 fëmijë ka treguar se ata të cilët gërhasin ose kanë vështirësi në frymëmarrje gjatë gjumit janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të lartë nga zhvillimi i çrregullimeve në sjellje, kur të arrijnë moshën shtatëvjeçare.

Sipas studiuesve fëmijët për shkak të cilësisë së dobët të gjumit, me kalimin e kohës bëhen shumë të lodhur, ç’ka mund të nxisë zhvillimin e nervozizmit, hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes.

Ndaj, prindërit duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjumit të fëmijës dhe nëse vërejnë vështirësi të tilla duhet të këshillohen me mjekun.

Pin It