Prezë, panair promovues për produktet e zonës

Për herë të parë në Kalanë e Prezës u organizua një panair i këtij karakteri, ku u  promovuan produktet turistike të zonës së Vorës dhe rajoneve të lidhura me të.

“Po mundohemi të identifikojmë aktivitete që mund t’i shërbejnë në mënyrë të qëndrueshme zhvillimit ekonomik të atij rajoni. Ne sot përkujtojmë fitoren e fundit të Skënderbeut, pas 550 vitesh. Kjo merr një kuptim nëse kjo festë do të bëhet e përvitshme dhe do t’i shërbejë bizneseve dhe ekonomisë së rajonit”, u shpreh ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi.

“Bizneset e zonës, zhvillimi i turizmit, promovimi i vlerave kulturore dhe artistike. Zhvillimi social, ekonomik, e gjithë zona jonë duhet të jetë më atraktive për të zhvilluar dhe për të punuar”, tha Fiqiri Ismaili, kreu i Bashkisë Vorë.

Turizmi është kthyer në një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë. Autoritetet synojnë ta mbështesin këtë sektor duke diversifikuar produktet me qëllim që vizitorët të mos përqendrohen vetëm në sezonin e verës dhe në bregdet, por gjatë gjithë vitit në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Pin It