Mbyllet panairi ‘Ditënetët e Librit’

E diela që lamë pas ka shënuar finalizimin e panairit të libri ‘Ditënetët e Librit’, i cili është shoqëruar edhe nga një sërë aktivitetesh të tjera kulturore. Emrat që kanë spikatur, duke fituar edhe çmime në këtë event kulturor, janë: Klara Kodra, studiuese, kritike letrare, Krenar Hadëri i vlerësuar për karrierën si përkthyes, Artur Sula Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ardian isufi, dekan në Universitetin e Arteve, Gaz Leka, Mjeshtër i grafikës dhe kopertinave dhe Noel Grosha si përfaqësuese e brezit të ri.

Ndërkaq nga shtëpitë botuese është vlerësuar ajo “Fan Noli”. Çmime kanë marrë edhe Hysen Dizdari për koleksionin e pullave të Skënderbeut dhe Dritan Demiraj, si shembull i disiplinës për të rinjtë.

E veçanta e këtij eventi, në ndryshim nga panairet e tjera, është se kultura dhe libri ishin në qendër të një diskutimi dhe debate të madh. Risi përbën edhe prezantimi i klubeve të librit dhe të krijuesve të cilët për herë të parë janë paraqitur në një event të tillë me stendat e tyre.

Pin It