8-9 Prill, Tirana pritëse e Panairit Mesdhetar të Turizmit

Për herë të parë, Tirana, do të bëhet pritësja e Panairit Mesdhetar të Turizmit. Ky event i rëndësishëm për këtë industri vjen vetëm pak kohë para nisjes zyrtarisht të sezonit veror.

Panairi “Mediterranean Tourism Fair Tirana” do të zhvillohet në datat 8 – 9 Prill 2017 në “Expocity Albania”. Ai vjen si një bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si edhe me pjesëmarrjen e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe Unionin Turistik Shqiptar.

Ky panair, i pari i këtij lloji, mund të konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të rajonit turistik të Mesdheut me pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

E gjithë oferta turistike e rajonit, e cila synon të promovojë destinacionet turistike nëpërmjet “trade shows”, konferencave dhe aktiviteteve B2B (biznes me biznes) do të nxisë bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve, që u përkasin sektorëve si akomodimi, agjencitë turistike, turizmi detar, malor, kulturor, dhe gastronomia.

 

Pin It